Manchester United po planifikon ndryshime të mëdha në afatin kalimtar të janarit dhe një nga emrat që pritet të largohet është Manuel Ugarte.
Mesfushori uruguaian nuk ka arritur të sigurojë një rol të rëndësishëm në skuadër, duke regjistruar pak minuta dhe mungesë vazhdimësie.
Sipas raportimeve, klubi synon ta largojë Ugarte, me OGC Nice që shihet si destinacioni më i mundshëm në formë huazimi.
Kjo lëvizje do t’i hapte rrugë Manchester United për të sjellë përforcime të reja në mesfushë, në përputhje me kërkesat e trajnerit Rúben Amorim, i cili kërkon më shumë ekuilibër dhe dinamizëm në repartin e mesfushë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.