Është publikuar traileri i filmit biografik të bendit legjendar Queen, dhe kjo video ka marrë mbi tetë milionë vizita që në ditët e para.
Ky film, që mban titullin e këngës ikonike të grupit britanik "Bohemian Rhapsody", kishte pasur telashe të vazhdueshme me produksion.
Së pari ishte larguar aktori Sacha Baron Cohen të cilit i ishte dhënë roli i Freddie Mercury-t, por që mosmarrëveshjet e tij me kitaristin Brian May kishin bërë që ai të hiqte dorë.
Më pas kishte ardhur largimi i regjisorit Tom Hooper, i cili u zëvendësua nga Dexter Fletcher.
Ndërkaq, në vend të Cohen, rolin e vokalistit të paharrueshëm e luan aktori Rami Malek, i njohur për serinë Mr. Robot.
https://www.youtube.com/watch?v=6S9c5nnDd_s
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.