Situata mes Vinicius Junior dhe Real Madrid është tensionuar në maksimum.
Sulmuesi brazilian, një nga figurat më të rëndësishme të dekadës së fundit në “Santiago Bernabéu”, nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e tij.
Vini kërkon një pagë më të lartë se ajo e Kylian Mbappé, diçka që Florentino Pérez nuk e konsideron të përballueshme, transmeton Klankosova.tv.
Nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, Vinicius mund të largohet falas, duke u bërë një nga lojtarët më të kërkuar në tregun ndërkombëtar.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.