Lajmet e fundit

Viktima dyshohet të jetë Drilon Meniqi, raporton Klankosova.tv.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete, ku i riu, si drejtues i motoçikletës, nuk ka arritur të mbijetojë.
“Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, thotë PK./Klankosova.tv