Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se N.B., është personi i dyshuar për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Veternik gjatë mbrëmjes të së martës.
Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur një armë e gjatë, shtatë gëzhoja dhe 13 fishekë, të cilat sipas prokurorisë do të shërbejnë si prova materiale gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, gjatë ekzaminimeve përkatëse, nga njësitet relevante, është konstatuar se në automjetin e viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe 12 fishekë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe arrestimin e personit të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale.
https://klankosova.tv/1i-plagosur-ne-prishtine-kush-eshte-shkelqim-kastrati-me-dosje-per-tentim-vrasje-ne-gjermani1/●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.