Në edicionin e 93-të të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve “Oscars 2021” është ndarë çmimi i parë në kategorinë "Skenari më i mirë origjinal".
"Promising Young Woman" është fitues i kësaj kategorie, film i regjisores dhe skenaristes angleze, Emerald Fennell.
Fennell çmimin e pranoi nga Regina King, ajo ishte shumë e emocionuar dhe i falënderoi të gjithë për përkrahjen që i dhanë.
"Ky Oscar që kanë në dorë është shumë i rëndë dhe i ftohtë" , ka thënë Fennell.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.