Mëngjesi i së hënës ishte tragjik për një 46-vjeçar nga Kosova, i cili humbi jetën pasi u godit nga një veturë në Rrugën e Kombit.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur, teksa ai pas kishte zbritur nga autobusi, ishte duke kaluar në pjesën tjetër të rrugës, kur u godit nga automjeti, që gjithashtu dyshohet se drejtohej nga një shtetase kosovare.
Viktima e këtij aksidenti dyshohet të jetë K.Aliu, raporton Klankosova.tv
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Shtetit, ku ka njoftuar se viktima kishte vdekur teksa po transportohej për në spital, derisa shoferja e dyshuar është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/e-rende-vdes-kosovari-qe-u-godit-ne-rrugen-e-kombit-edhe-shoferja-e-dyshuar-nga-kosova11/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
N
SHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.