Pas Pejës që është kualifikuar në finalen e madhe të këtij sezoni në Superligën e Volejbollit, finalisti i dytë ka mbetur ende i papërcaktuar.
Të mërkurën (sot), Drita dhe Ferizaj që janë në seri 1-1, do ta zhvillojnë ndeshjen e tretë gjysmëfinale, që njëherit do të jetë përcaktuese për të siguruar biletën për finalen e madhe të “Play Offit”. Ballafaqimi nis me fillim prej orës 19:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1.
19:00 KV DRITA – KV FERIZAJ ART SPORT 1
Në Pallatin e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, do të mësohet edhe emri i finalistit të dytë të “Play Offt” në Superligën e Volejbollit kosovar, transmeton KlanKosova.tv.
Në ndeshjen e parë, Ferizaj e kishte fituar ndeshjen e mesjavës së kaluar në Gjilan me rezultat 1:3 në sete (25:21, 23:25, 20:25, 19:25).
Ndërsa në ndeshjen e dytë, Drita i ishte revanshuar Ferizajt në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultat 3:0 në sete 16:25, 18:25 dhe 23:25 për të mbajtur gjallë shpresat për titull kampion.
Ndeshja e fundit gjysmëfinale do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën më Artmotion, në kanalin Art Sport 1 nga ora 19:00.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.