Su panë 4 javë e 4 ditë në parlament, e duarshtrëngimet këtë të mërkurë nuk munguan.
Pos muhabeteve mes deputetëve të Vetëvendosjes, dikush pritjen e shfrytëzoi për pak grim, raporton Klan Kosova.
Të tjerë po e kryenin një videolidhje me dikë jashtë. E disa kolegë të tyre opozitarë bashkë me Ariana Musliun e shikojnë videon e kësaj të fundit që ishte mysafire në Klan të martën.
Opozita, edhe pse në sallë, nuk votonte pjesëmarrjen, e kryekuvendari një çast humbi durimin me kolegët partiakë që s’po i bënin 61 vota.
Pas disa tentimeve u arrit shumica e thjeshtë, e kaloi disa ligje nisur nga ai për rrugët e për Zyrtarët Publikë. Ky u cilësua si goditje për administratën shtetërore nga opozita.
Ligji për automjete, për heqjen e vjetërsisë prej 10 vjet, dështoi, ani se iniciuesi e ndryshoi pak.
Në këto kushte, tri marrëveshje ndërkombëtare u shtynë, por kaloi rezoluta për 3 vjet qeverisje.
Kjo qe seanca e parë ku pozita mori pjesë pas bojkotit të 4 të tillave të ftuara nga opozita.
https://www.youtube.com/watch?v=k6n2gwHNbB0
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.