Kampioni i shumëfishtë i Kosovës në sportin e bodybuildingut Kushtrim Bajraktaraj ka arritur një tjetër sukses në karrierën e tij në garat ndërkombëtare.
Bajraktaraj ka fituar medaljen e artë në Tiger Classic – Diamond Cup në Rumani.
Në garën e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Bodybuilding (IFBB), bodybuilderi nga Kosova doli fitues në kategorinë deri në 80 kilogramë.
Përkundër vështirësive për përgatitje për shkak të COVID-19, Bajraktaraj përsëri arriti që në arenën ndërkombëtare të ia sjell Kosovës edhe një medalje të artë në sportin e bodybuildingut.
Ndryshe Bajraktaraj medalje ka fituar edhe në kampionatin botëror, evropian si dhe atë ballkanik.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.