Trajneri spanjoll Xabi Alonso mund të rikthehet te Liverpool, këtë herë në rolin e trajnerit.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, klubi anglez ka arritur një marrëveshje paraprake me ish-mesfushorin e tyre për të marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni i ardhshëm.
Megjithatë, ky ndryshim në pankinë mund të ndodhë vetëm nëse trajneri aktual Arne Slot nuk arrin të fitojë trofeun e Liga e Kampionëve në fund të sezonit.
Alonso, i cili ka luajtur më parë me shumë sukses te Liverpool, shihet si kandidati ideal për të nisur një projekt të ri disa-vjeçar në klubin anglez. Drejtuesit e klubit besojnë se përvoja dhe stili i tij i lojës mund ta rikthejnë skuadrën në nivelet më të larta të futbollit evropian.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.