Sot me fillim nga ora 13:00 në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohen tri ndeshje të forta që do ta përmbyllin javën e 18-të.
Emocione të forta priten për shikuesit që do të jenë të pranishëm në stadiume, por edhe për ata që do të qëndrojnë duke parë kanalet sportive të Artmotion.
Gjashtë skuadrat objektivin e tyre kryesor do ta kenë arkëtimin e plotë të pikëve.
Në stadiumin "Liman Gegaj", Malisheva do të jetë nikoqire e kampiones në fuqi, Dritës.
Fitorja do të jetë shumë e rëndësishme për ta vazhduar garën në pozita sa më të larta në tabelë.
Kjo sfidë do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1 të platformës Artmotion, njofton Klankosova.tv.
Përballja tjetër do të jetë në Klinë, mes Dukagjinit dhe liderit aktual, Ballkanit.
Edhe kjo ndeshje do të jepet në platformën kryesore televizive Artmotion, në kanalin Sport 2.
Derisa në Sport 3, po në ora 13:00, do të transmetohet loja Gjilani-Prishtina e Re.
Skuadra nga qyteti i Gjilanit, para tifozëve të vet, synon ta vazhdojë ecurinë e rezultateve pozitive./Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.