Liga e Kampionëve ka kaluar në fazën e eliminimit direkt, në raundin e 16-të, ndërsa deri tash për aq sa është luajtur, janë arritur disa statistika interesante nga klubet dhe futbollistët.
Napoli është skuadra që ka shënuar më së shumti gola, 20 në total në gjashtë ndeshje brenda grupit, pason Bajerni me 18.
Posedimin e ka skuadra Manchester City që drejtohet nga Pep Guardiola.
Në pasime më të saktit janë futbollistët e Real Madridit, ekipit kampion në fuqi në këtë garë.
Ndërhyrje, apo ndërprerje më së shumti ka bërë Sevilla.
Nëse flasim për individët, Mbappe e Salah janë futbollistët që kanë shënuar më së shumti gola, nga shtatë deri tash, pason Taremi Haaland e Lewandowski me nga pesë.
Leo Messi, Diogo Joga e Joa Cancelo janë asistuesit më të mirë, me nga katër deri tash.
Më së shumti tentime në portë ka pasur Mbappe, kurse Vinicius Jr., Salah e Giroud e kanë nga një më pak.
Kampl i skuadrës Leipzig është futbollisti që ka pasur saktësinë më të lartë në pasime, me 98.8%.

●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.