Lajmet e fundit

“Jam mjaft e kënaqur dhe mirënjohëse për këtë”, tha ajo, duke shtuar se ka punuar tre ditë për realizmin e logos.
“Tema e zgjedhur nga Vatikani ishte përcjellja e dashurisë dhe e mëshirës së Zotit, kështu që vendosa të punoj mbi një pozim klasik të Nënës Tereze, e cila mban me shumë dashuri ndër duar një fëmijë. Preferova të përdor një stil mjaft të thjeshtë grafik, me dy ngjyra, gjë që lejon të përdoret me mjaft lehtësi nga të gjitha tipologjitë e mediave”, shtoi ajo.
Karen Vaswani nee D’Lima thotë se gjatë punimit të kësaj logoje është lutur vazhdimisht, duke falënderuar Zotin për mundësinë që ia dha.