Lajmet e fundit

Jemi në periudhën më të bukur të vitit ku çdo gjë duket se shkëlqen më shumë se kurrë. Dritat, zbukurimet, ngjyrat, atmosfera festive ndihet kudo e kush më shumë se fëmijët janë të lumtur për ardhjen e vitit të ri.
Rituali që pothuajse ekziston në çdo cep të botës është ai i vendosjes së pemës. Të gjithë mundohen ta bëjnë ambientin e tyre sa më të ngrohtë, festiv dhe të këndshëm, transnmeton living.al. Por “mania” e disa prindërve për të pasur çdo gjë në përfeksion ndikon te fëmijët.
Mos u mundoni ta rregulloni pemën sipas shijeve tuaja ku çdo zbukurim duhet të kombinohet me tjetrin dhe ju mos të lini fëmijet tuaj të marrin pjesë në rregullimin e pemës. Nuk është problem nëse “shijet” e tyre nuk janë estetike apo se bëjnë lëmsh zbukurimet.
Ata presin me padurim një vit të tërë për të rregulluar pemën dhe pikërisht prindërit pengojnë këtë gjë. Dekorojeni së bashku pemën dhe merrini mendim vogëlushit tuaj që para se ju të blini dekorimet festive.
Vërtet pema dhe shtëpia nuk do jetë perfekte me çdo gjë sipas “syri të rrituri” por e rëndësishme është shpirti festiv që duhet të mbizotërojë në çdo shtëpi.