Ndeshja e shtatë finale dhe vendimtare nga konferenca lindore që do të përcaktojë edhe skuadrën e dytë finaliste të NBA, e cila do të diskutojë titullin kampion përballë Golden State Warriors zhvillohet mëngjesin e të hënës me fillim nga ora 02:30 dhe transmetohet në kanalin Sport 1 të platformës Artmotion, por që mund ta ndiçni edhe në platformat e tjera të vendit: Kujtesa dhe Ipko.
Kjo përballje do të vijë direkt nga “FTX Arena” të Floridas nën komentimin e Jon Ajetit teksa rezultati në seri është 3-3 me të dy skuadrat që kanë dhuruar ndeshje të bukura dhe interesante deri më tani.
5-shet e mundshme startuese:
Boston: Smart, Brown, Tatum, Horford, Williams
Miami: Lowry, Butler, Strus, Tucker, Adebayo
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.