Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, gjatë ditës së martë ka vizituar futbollistët të cilët janë të grumbulluar në një hotel në periferi të Prishtinës.
Kreu i qeverisë është pritur nga i pari i shtëpisë së futbollit Agim Ademi dhe stafi i tij.
Kryeministri Kurti në një fjalim të shkurtër ka dhënë gjithë mbështetjen për futbollistët e Kosovës, ndërsa i ka paralajmëruar se me Zvicrën është më vështirë.
Prezent aty ishin edhe nga ministria e sportit në krye me ministrin Hajrulla Çeku.
Kosovë - Zvicër zhvillohet më 9 shtator në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe transmetohet direkt në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=FqKFMTQXfPk
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.