Lajmet e fundit

Në përfundim të qëndrimit njëditor në Shqipëri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit edhe nga ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në njoftimin e qeverisë thuhet se ata diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë në kuadër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti e njoftoi Metën për detajet e marrëveshjes së arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe asaj bazë të dakorduar paraprakisht në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Meta e përgëzoi Kurtin për arritjet e qeverisjes së tij, të evidentuara edhe në raportet ndërkombëtare, duke e cilësuar Kosovën si model i suksesit. Dha mbështetjen e tij për qëndrimet dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.