07.06.2023 · përditësuar para 1136 dite2 min lexim
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se të mërkurën (14/06/2023) do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë.
Kurti ka bërë të ditur se kjo ngjarje do të zhvillohet në qytetin e Gjakovës, njofton Klan Kosova.
"E sot një javë, do të jetë mbledhja e nëntë e përbashkët e Qeverisë sonë dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. E treta në më pak se dy vjet. Në mbledhjet e deritanishme kemi nënshkruar 41 marrëveshje bilaterale, ndërministrore dhe ndërinstitucionale. 39 nga to kanë gjetur zbatim të plotë, e dy tjerat janë në fazën finale të zbatimit", ka thënë Kurti.Tutje, ai ka shtuar se duke pasur parasysh ndikim pozitiv e të drejtpërdrejt që marrëveshjet e deritanishme kanë pasur në jetën e qytetarëve, bizneseve dhe shoqërive , si dhe shkallën e lartë të zbatimit të tyre, në mbledhjen e radhës do të nënshkruhen edhe disa tjera në fushën e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe mbrojtës. "Ndër to që vlen të përmendet është ajo për njohjen e ndërsjellë të ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit në Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve. Përmes saj do të mundësohet ushtrimi i këtyre profesioneve në të njëjta kushte në të dy vendet duke garantuar edhe interesin më të mirë të vetë qytetarëve", ka theksuar shefi i ekzekutivit.Sipas tij, në këtë mbledhje do të propozohet marrëveshja për lehtësimin e procedurave të kontrollit të produkteve me origjinë jo shtazore ashtu që importi, tranziti dhe eksporti i ushqimeve me origjinë jo shtazore, të mund të kryhen në Pikën e Inspektimit Kufitar ose në doganën më të afërt të vendit të destinacionit. "Si dhe arritja e një marrëveshje që përmes bursave të studimit do të nxisë mobilitetin e studentëve në të dy vendeve tona" ka shtuar Kurti.Ai ka thënë se marrëveshjet që do të nënshkruhen, do t'i afrojnë Kosovën dhe Shqipërinë edhe më shumë.Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.