Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mëngjesin e sotëm e ka nisur me përkrahje për filmin “Dua”.
Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet i lumtur që ky film i metrazhit të gjatë, me skenar dhe regji nga Blerti Basholli, do ë ketë premierën botërore në “Semaine de la Critique”, në kuadër të Festivalit të Filmit në Kanë.
Kjo është hera e parë që një film kosovar përzgjidhet në “Semaine de la Critique”, një nga seksionet më prestigjioze dhe më kompetitive të festivalit, ku “Dua” do të garojë për katër çmime kryesore.
Filmi mbështetet nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Centre National du Cinéma et de l’Image Animée (CNC), Office Fédéral de la Culture, ARTE Cinema, Eurimages dhe SRF - Schweizer Radio und Fernsehen, Cineforom./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.