Qeveria e Kosovës ka miratuar sanksionet e saj kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se reagimi i Kosovës ndaj pushtimit rus në Ukrainë, duhet të shihet edhe si mesazh i orientimit politik dhe diplomatik të saj.
"Sot, ditën po e fillojmë duke iu bashkangjitur partnerëve tanë BE-së dhe SHBA-ve në kundërpërgjigje ndaj agresionit ushtarak të Rusisë, duke e miratuar një pako të sanksioneve ndaj saj. Kjo nuk është hera e parë që Kosova duke qenë e rreshtuar me botën demokratike i vë sanksione Federatës Ruse, e në të dy rastet për shkak të agresiont dhe atë për po të njëjtit shtet Ukrainës; dëshmi që kjo Rusi që po e shohim sot nuk është një Rusi e re, por edhe paralajmërim që ajo nuk synon të jetë e re, dëshiron të jetë prap e vjetër madje të bëhet Perandori Ruse".
"Reagimi jonë i menjëhershëm duhet të lexohet edhe si një mesazh i qartë i orientimit tonë politik dhe dimpoliatik", tha Kurti.
"Pushitimi rus tashmë me pasoja tragjik e përveç sulm ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, popullit të Ukrainës është edhe sulm ndaj demorkacisë dhe lirisë, sulm ndaj vlerave universale të paqes, sfidim i rendit dhe unitetit të botës demoraktike, cenim i sigurisë përbashkët ndërkombëtare".
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.