Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim organizatorët dhe seminaristët e Seminarit të 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Duke i përgëzuar për ligjërata e kumtesat interesante dhe cilësore, Kurti theksoi gatishmërinë për shtim të përkrahjes dhe kujdesit institucional për studimet albanologjike.
Ndërkaq organizatorët shprehën mirënjohje për përkrahjen e pa rezervë, siç thanë, dhënë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për seminarin.
“U bisedua për domosdoshmërinë e rritjes së mbështetjes për publikime të albanologjisë në Kosovë e Shqipëri. U theksua rëndësia e krijimit të një platforme të përbashkët për publikime cilësore Kosovë–Shqipëri, nën udhëheqjen dhe redaktimin e këtyre botimeve nga emra eminentë nga fusha e albanologjisë”, bëhet e ditur nga zyra e kryeministrit.
Gjatë takimit u veçua se ky seminari jubilar krahas numrit të lartë të pjesëmarrësve, solli edhe shumë prurje të reja që kanë arritur pritshmeritë e organizatorëve.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.