Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Librit që po mbahet sot në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Ai zgjodhi disa libra për t’i blerë ndërsa më shumë se gjysma iu dhuruan.
Kuri tha se është e rëndësishme që te fëmijët ta sjellin kulturën e leximit duke i pajisur bibliotekat e shkollave me libra dhe kënde të leximit.
“Kishte shumë botues dhe shumë libra. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të vijnë këtu, të shohin libra e të blejnë libra”.
Ai tha se pas 11 qershorit Lëvizja Vetëvendosje do të bashkërendohet me Tiranën Zyrtare në mënyrë që politikat botuese të jenë të koordinuara, si dhe premtoi heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar për librat, pasi që nuk do ta trajtojnë librin si mall të zakonshëm.
Kurti shtoi se Vetëvendosja është subjekt që është i interesuar që ta sjellë në politikë dijen, shkencën dhe kulturën.
“Vetëvendosja dhe libri janë bashkë dhe do të jenë bashkë”, tha Kurti.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.