Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten në mbrëmje ishte në Teatrin Dodona për të ndjekur një shfaqje franceze.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku tregoi se në teatër shkoi me rastin e hapjes së javës së Frankofonisë “ATMOSPHERES 2024” ndoqa shfaqjen magjepsëse franceze “B+B=BB”, njofton Klankosova.tv.
Me këtë rast, i pari i qeverisë tha se lidhja jonë me Francën dëshmohet fuqishëm dhe ngjarje kulturore si kjo krijojnë ura të reja në mes të skenave tona, institucioneve tona dhe komuniteteve tona të përbashkëta artistike.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.