E mërkura ishte dita e dytë e prezantimit të buxhetit në kuadër të turit që pritet të organizohet në krejt qytetet e vendit nga Kryeministri Albin Kurti, e ministri i financave Hekuran Murati.
Kësaj radhe rendi ishte për qytetin më verior të vendit, Mitrovicën.
Në skenën e teatrit të këtij qyteti, shefi i qeverisë e ai i kuletës së shtetit prezantuan projektet që do t’i kryejnë me mbi 3 miliardë euro buxhet, që siç u tha është më i larti në histori të Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=2MRpcFRg_DI
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.