Lajmet e fundit

Ai theksoi se paga minimale kishte mbetur e pandryshuar për më shumë se një dekadë, ndërsa gjatë mandatit të qeverisë së tij, sipas tij, ajo është rritur katër herë, nga 130/170 euro në 250 euro, më pas në 350, 425 dhe tashmë në 500 euro, transmeton Klankosova.tv.
Kurti u shpreh se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat, duke shtuar se me qeverisjen e tij është arritur trefishimi i pagës minimale.
“Pra, për më shumë se një dekadë para qeverisjes tonë paga minimale ishte e ultë dhe e pandryshueshme. Ndërkaq për më pak se gjysmë dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale. Rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Republikës sonë do ta përcjellim gjithnjë me shtim të mirëqenies për të gjithë”, ka shkruar Kurti në Facebook, njofton Klankosova.tv.