Një i moshuar 90 vjeçar, është bërë me titullin akademik doktorant në Chennai të Indisë.
Paul Siromoni është shpërblyer me titullin Phd, pasi që ka shkruar gjashtë punime shkencore, ka kryer tri provime të gjata dhe ka ndjekur disa seminare.
Ai kishte filluar të punonte në tezën e tij pas diplomimit dhe ka marrë titullin doktor shkence pas tri vjet studime.
Tema e studimit të tij ishte “Thirrja e Zotit t’i bashkoheni kishës është shndërrimi i botës në mbretërinë e dashurisë”, raporton The Independent, transmeton Klan Kosova.
Siromoni më parë ishte kreu i Shërbimit Industrial në Katedralen Shën Marku në Indi dhe po ashtu anëtar i Shoqatës Indiane për Shkencën e Aplikuar Biheviorale.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.