Zogjtë e korbit kanë një karakteristikë që nuk gjendet tek asnjë zog tjetër.
Kur zogjtë e korbit dalin nga vezët, janë pa pupla. Me t’i parë në atë gjendje, prindërit e tyre i braktisin, pasi u duken si zogj të huaj. Zogjtë, duke mos pasur mundësi të fluturojnë, nuk kanë mundësi të ushqehen dhe mund të ngordhin nga uria.
Por Er-Rezzaku nuk braktis askënd, njofton living. Nga trupi i zogjve të sapolindur, del një aromë që është tërheqëse për një lloj krimbi. Me të ndierë këtë aromë, krimbat fillojnë të afrohen tek foleja ku ndodhen zogjtë. Kështu, ata kthehen në burim ushqimi për zogjtë e braktisur.
Me të filluar t’u dalin puplat dhe t’u ndryshojë ngjyra në të zezë, prindërit kthehen përsëri dhe e habitshme është se krimbat tashmë fillojnë të largohen dhe fshihen.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.