Në internet janë publikuar pamje të një kamere të sigurisë, ku shihet momenti se si një person tenton ta vjedhë një makinë nga një pompe benzine.
Hajni e pret momentin kur pronari i veturës largohet pak metra nga ajo dhe më pas futet me shpejtësi në të, me përpjekjet për t’u larguar.
Por, për fat të mirë kjo vërehet nga pronari, i cili me vrap dhe me një shpejtësi marramendëse futet në veturën në lëvizje përmes dritares, transmeton Klan Kosova.
Pak sekonda më pas shihet hajni se si del nga vetura dhe ikën nga vendi i ngjarjes.
https://www.youtube.com/watch?v=KpDQDTn1qgA
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.