05.09.2016 · përditësuar para 3600 dite1 min lexim
Qysh nga dje, 4 shtator 2016, Nënë Tereza njihet tashmë për mbarë botën si Shën Tereza e Kalkutës.
Ajo u shenjtërua 13 vite pas Lumturimit nga Papa Gjon Pali i II-të dhe 19 vjet pas vdekjes, njofton Klan Kosova.
Në ceremoninë e drejtuar nga Papa Françesku në bazilikën e Shën Pjetrit, morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.
Por një fotografi e cila po qarkullon në rrjetet sociale, është ajo që paraqet dy personalitete të njohura, Shën Tereza dhe kandidatja për President të SHBA-së, Hillary Clinton.
Kjo fotografi përshkruhet diçka madhështore, pasi në njërën anë gjendet bija shqiptare atë botë e njohur si Nënë Tereza si dhe përkrahësja e madhe e kombit shqiptar, Hillary Clinton - kandidate për President në SHBA, njofton Klan Kosova.
Sipas raportimeve të medieve të huaja, kjo fotografi u bë në vitin 1994, ku Nënë Tereza foli gjatë lutjeve të mëngjesit, para Presidentit dhe Zonjës së parë Clinton, për korrupsionin kulturor që lind nga krimi i abortit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.