Real Madridi dhe Borussia Dortmundi do të ballafaqohen sonte në finale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja do të zhvillohet në Londër në “Wembley”, duke nisur nga ora 21:00.
Ekipi që e ka fituar më shumë herë këtë garë është pikërisht Reali – plot 14 herë në histori të klubit.
Hera e fundit që ekipi nga Madridi ka humbur një finale në këtë kompeticion është viti 1981, kundër Liverpoolit, me rezultat 1-0.
Reali ka pësuar humbje vetëm në tre finale.
Ndryshe, ndeshja mes Real Madridit dhe Dortmundit do të transmetohet në Klan Kosova.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.