Fotografi gjerman, Sebastian Erras, ka realizuar fotografi të dyshemeve më të bukura që ka arritur t’i shohë në qytet më të vjetra të Europës, si Verona, Parisi e Barcelona.
Gjatë muajve të fundit, ai ka qëndruar në Londër, një qytet në qendër të vëmendjes globale pas referendumit historik të Britanisë së Madhe për tu larguar nga Bashkimi Europian.
Nga data 6 qershor deri më datën 10, Erras e ka marrë kamerën e tij, dhe ka vizituar muzetë më të bukura të artit në Londër, përfshirë edhe Tate Modern dhe muzeun e Mbretëreshës Viktoria. Ai po ashtu ka realizuar fotografi nga dyshemetë e restoranteve të qytetit, shkruan Huffington post, transmeton Klan Kosova.
Erras mendon se dyshemetë tregojnë shumë për historinë e një qyteti, prandaj edhe nuk e ka ndërmend të ndalet me projektin e tij artistik.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.