Boksieri profesional KSI, do të ndeshet për herë të parë që nga humbja e tij nga Tommy Fury kur ai do të përballet me dy kundërshtarë më vonë këtë vit.
Ylli i mediave sociale, humbi për herë të parë vitin e kaluar, kur u mposht nga Fury në Mançester.
Ai tash do të përpiqet të mposhtë dy burra në një luftë, ndërsa do të përballet me rivalët e vjetër Slim dhe Anthony Taylor.
KSI do të ndeshet me dy luftëtarë për të shënuar dyvjetorin e fillimit të promovimit të tij Misfits Boxing .
Ai do të ndeshet të shtunën më 31 gusht në Dublin. Lufta ka të ngjarë të fillojë midis orës 22:30 dhe 23:00, por është subjekt i rastësisë, shkruan The Mirror, përcjell Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.