Interi është finalisti i parë i këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.
Interi e mposhti Milanin me rezultat të përgjithshëm 3-0 në gjysmëfinale, kështu duke u kualifikuar në finalen e gjashtë në histori të klubit.
Ziekaltrit nga pesë finalet në tri prej tyre kanë shënuar fitore. Teksa finalisti i dytë do të zgjidhet nesër, në ndeshjen Manchester City Real Madrid, sfidë që zhvillohet nesër, me fillim nga ora 21:00.
Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 1-1, kështu që do të luftohet për gjithçka.
Finalja e këtij edicioni do të zhvillohet në stadiumin e Stambollit “Ataturk”, më 10 qershor, duke filluar nga ora 21:00.
Teksa, një statistikë tjetër është që Simone Inzghi ëshë trjaneri i dytë italian në krye të Interit që e kualifikon në finale, pas Giovanni Invernizzi, në vitin 1972. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.