A keni menduar ndonjëherë pse disa njerëz ndjehen të shqetësuar nga tingulli i përtypjes së çamçakëzit?
Në fakt, ky është një reagim i zakonshëm për më shumë njerëz dhe quhet mizofoni. Termi, që në kuptimin e tij nënkupton “urrejtje për tingullin” përshkruan ndjesinë e bezdisjes së thellë që disa tinguj specifikë – si ai i përtypjes së çamçakëzit provokojnë te njerëzit e prekur.
Për shumë prej tyre, ky tingull është aq i padurueshëm sa mund të prishë qetësinë e përditshme. Teksa disa preferojnë të largohen nga situata, të tjerë përpiqen të përqendrohen në tinguj të tjerë ose mbulojnë veshët.
Shkencëtarët thonë se ky reagim lidhet me mënyrën se si truri ynë përpunon tingujt dhe emocionet.
Pra, herën tjetër që dikush ndjehet i bezdisur nga përtypja e çamçakëzit në afërsi, do të ishte e dobishme të tregohet mirëkuptim - për ta, ky është një tingull që trupi e përjeton si “armik” të heshtjes së tyre.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.