Lajmet e fundit

Fotografi Jay Weinstein në dhjetor të vitit 2013 udhëtoi për në Indi.
Ai tregon në detaje se si një buzëqeshje mund të ndryshojë gjithë fotografinë dhe të përçoj gjithë pozitivitetin e botës, transmeton Klan Kosova.
Weinstein përmes projektit të tij dëshiron që të tregojë efektin e buzëqeshjes në fytyrat e njerëzve të panjohur.
“Gjatë kohës sa qëndrova në Indi u kërkoja të panjohurve që t’i bëja një fotografi duke qëndruar serioz kurse fotografinë tjetër duke buzëqeshur. Këto fotografi janë shpirti i projektit tim. Në këto fotografi nuk dihet se kush është ai individ, çfarë emri, religjioni e etnie i përket. Paraqitet thjesht një fytyrë e njeriut pa dhe me buzëqeshje”, është shprehur Weinstein.
Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë e disa të panjohurve dhe efektin që ka buzëqeshja në fytyrën e tyre.