Japonia është një nga vendet më të zhvilluara në botë dhe pavarësisht dinamikës, duket se aty është gjithçka në rregull.
Përpos kujdesit të jashtëzakonshme për gjërat e rëndësishme, siç janë linjat hekurudhore dhe orari tejet i saktë i tyre – japonezët tashmë kujdesën në mënyrë të veçantë edhe për njerëzit e dashuruar pas librave.
Në një hostel në Tokio përpos gjumit, mund të kënaqeni edhe duke lexuar, transmeton Klan Kosova.
Në këtë ambient fantastik gjenden rreth 1700 tituj të librave, aq shumë sa që mund të keni vështirësi të zgjidhni çfarë të lexoni.
E kur lodheni mund të flini të rrethuar me rafte librash dhe të ëndërroni nga ky vend magjepsës.
? dhe ?
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.