Lajmet e fundit

Një grup tifozësh të kombëtares shqiptare kanë hedhur ngjyrë të kuqe para Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ata e kanë kundërshtuar vendimin që Shqipëria të kandidojë bashkë me Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian për grupmoshat nën moshën 21 vjeç.
“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet t’i rregullojë imazhin një populli barbar e gjenocidal”, thuhet në postimin e faqes tifozatkuqezi në Instagram.
Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit, me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”.