Prishtina sonte me fillim nga ora 20:00 do të jetë nikoqire e Dritës, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Arsim Thaqit, do ta kërkojë finalen e kësaj gare të rëndësishme.
Para dy javësh, skuadra nga kryeqyteti e mposhti minimalisht në ndeshjen e parë Dritën me rezultat 0:1.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Ardian Muja, në minutin e 6-të.
Muja u tregua i saktë nga pika e 11 metërshit.
Mbetet të shihet nëse Prishtina do të gjendet në fazën finale të Kupës.
Prishtina - Drita, transmetohet në kanalet sportive të platformës televizive Artmotion./ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.