Arsyeja pse thuhet se Artmotion është platforma më e pasur, më atraktive dhe më
ekskluzive sportive në vendin tonë është dëshmuar me lëvizjen e fundit dhe sigurimin e të drejtave ekskluzive për transmetimin e Kupës së Kosovës në Futboll.
Kështu, Artmotion përveç transmetimit të Superligës së Kosovës në futboll, do t’i transmetojë edhe ndeshjet për trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin tonë, Kupën e Kosovës e Kosovës në futboll, njofton KlanKosova.tv.
Përballjet e 16 ekipeve më të mira të Kupës së Kosovës zhvillohen me 9 dhe 10 shkurt dhe do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në Art Sport.
Të martën në Art Sport do të transmetohen Prishtina – Drita dhe Llapi – Ballkani ndërsa të mërkuren Arbëria – Feronikeli dhe Trepça ’89 – Ferizaj.
Tashmë, emocionet e ngjarjeve më interesante sportive në vend dhe jo vetëm do të përjetohen live dhe ekskluzivisht në platformën më ekskluzive dhe më atraktive në Kosovë, Artmotion.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.