Sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luhet finalja e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit.
Klubi kryeqytetas ka shkuar në finale të Kupës së Kosovës plot 12 herë, ku në tetë raste është shpallur kampion ndërsa katër herë ka dështuar, ku është skuadra më e trofeshme në Kupë.
Në anën tjetër, Llapi i ka fituar dy nga tri finale të Kupës së Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Në total, Prishtina dhe Llapi janë ndeshur 39 herë mes vete, ku “Plisat” kanë 18 fitore, ndërsa “Legjendat” 10, kurse 11 herë janë ndarë në paqe.
Nga 39 ndeshje të luajtura mes vete, Prishtina i ka shënuar Llapit 55 gola, ndërsa Llapi i ka shënuar Prishtinës 42
Hera e fundit që Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës ishte në sezonin 2022/23, ku e mposhti Gjilanin me rezultat 2-0.
Ndërsa, Llapi e çoi Kupën e Kosovës në Podujevë për dy sezone rresht, fillimisht në sezonin 2020/21, ku e mposhti Dukagjinin në penallti, ndërsa herën e dytë ishte në sezonin 2021/22 pas fitores ndaj Dritës me rezultat 2-1.
Kupa e Kosovës, si trofe, është nga argjendi, e punuar me dorë, në kohë të vështira që kalonte dikur futbolli dhe populli i Kosovës.
Këtë trofe e dorëzonte presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili madje fituesin e Kupës tradicionalisht e priste në Rezidencën e tij.
Finalen e Kupës së Kosovës sonte nga ora 20:00 mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.
Më poshtë mund ta gjeni historikun e plotë të finaleve në Kupës së Kosovës:
1991/92: Trepça (pa lojë)
1992/93: Flamurtari (në finale e mundi Trepçën 1:0)
1993/94: Prishtina (në finale e mundi Vëllaznimin 2:1)
1994/95: Prishtina (në finale e mundi Dukagjinin 1:0)
1995/96: Flamurtari (në finale e mundi Dukagjinin 2:1)
1996/97: 2 Korriku (pa lojë, Gjilani nuk u paraqit)
1999/00: Gjilani (në finale e mundi Besianën 1:0)
2000/01: Drita (në finale e mundi Gjilanin 1:1 – 6:5 pen)
2001/02: Besiana (në finale e mundi Gjilanin 2:1)
2002/03: KEK-u (në finale e mundi Prishtinën 3:1)
2003/04: Kosova Pr.(në finale e mundi Besën 1:0)
2004/05: Besa (në finale e mundi KEK-un 3:2)
2005/06: Prishtina (në finale e mundi Drenicën 1:1 – 5:4 pen)
2006/07: Liria (në finale e mundi Flamurtarin 0:0 – 3:0 pen)
2007/08: Vëllaznimi (në finale e mundi Trepçën’89 2:0)
2008/09: Hysi (në finale e mundi Prishtinën 2:1)
2009/10: Liria (në finale e mundi Vëllaznimin 2:1)
2010/11: Besa (në finale e mundi Prishtinën 2:1)
2011/12: Trepça ’89 (në finale e mundi Ferizajn 3:0)
2012/13: Prishtina (në finale e mundi Ferizajn 1:1 – 4:3 pen)
2013/14: Feronikeli (në finale e mundi Hajvalinë 2:1)
2014/15: Feronikeli (në finale e mundi Trepçën’89 1:1 – 5:4 pen)
2015/16: Prishtina (në finale e mundi Dritën 2:1)
2016/17 Besa (në finale e mundi Llapin 1:1 – 4:2 pen)
2017/18 Prishtina (në finale e mundi Vëllaznimin 1:1 – 5:4 pen)
2018/19 Feronikeli (në finale e mundi Trepçën’89 5:1)
2019/20 Prishtina (në finale e mundi Ballkanin 1:0)
2020/21 Llapi (në finale e mundi Dukagjinin 1:1 – pen. 4:3)
Llapi sërish shpallet në sezonin 2021/22 pasi e mposhtë Dritën 2-1
2022/23 Prishtina e mposht Gjilanin 2-0
2023/24, Ballkani fiton ndaj Prishtinës pas penalltive, pasi ndeshja përfundoi 2-2
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.