Juventusi sonte do ta pres Cagliarin në 1/8 e finales së Kupës së Italisë.
Ndeshja do të luhet në Allianz Stadium, me fillim nga ora 21:00 e që do të transmetohet LIVE në Sport 1 në
Artmotion.
Kjo ndeshje do të komentohet nga komentatori Andin Lokaj, njofton Klankosova.tv.
Të dy skuadrat përballen me njëra-tjetrën pas një ecurie jo të mirë në pesë xhirot e fundit.
Në pesë ndeshjet e fundit, Juventusi ka katër barazime e një fitore, kurse Cagliari ka dy fitore, dy humbje e një barazim.
Ndërsa nesër në kuadër të Kupës së Italisë do të luhet edhe dy ndeshje të tjera që do të transmetohen në
Artmotion.
Nga ora 18:30 mund ta ndiqni ndeshjen Atalanta – Cesena, kurse nga ora 21:00 do të luhet ndeshja Roma – Sampdoria.
E, të enjten nga ora 21:00 në Sport 1 në
Artmotion do të luhet ndeshja Inter – Udinese.
[caption id="attachment_2456135" align="alignnone" width="753"]

Orari i ndeshjeve të Kupës së Italisë që do të transmetohen në Artmotion[/caption]
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.