Verës së këtij viti nuk do t’i mungojë adrenalina e futbollit – platforma më e fuqishme televizive në vend Artmotion do të transmetojë ngjarje të mëdha sportive, përfshirë edhe edicionin e parë të reformuar të Kupës së Botës për Klube.
Drejtori i futbollit në Artmotion, gazetari Arlind Sadiku, bëri të ditur në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova se kjo verë do të jetë e mbushur me futboll cilësor, ndërsa theksoi risinë më të madhe të sezonit: Kupën e Botës për Klube, e cila do të zhvillohet nga 15 qershori deri më 13 korrik.
https://www.youtube.com/watch?v=KhOWpBAkZQM
LEXONI EDHE KËTË
https://klankosova.tv/kush-merr-pjese-ne-kupen-e-botes-per-klube-gara-qe-transmetohet-ekskluzivisht-ne-artmotion/
“Është një format i ri dhe shumë interesant, i konceptuar njësoj si Kupa e Botës për kombëtare, por kësaj radhe për klubet më të mëdha në botë. Do të mbahet çdo katër vjet, dhe këtë herë marrin pjesë 32 ekipe të ndara në tetë grupe”, tha Sadiku.
LEXONI EDHE KËTË
https://klankosova.tv/kupa-e-botes-per-klube-ekskluzivisht-ne-artmotion1/
Ai gjithashtu vuri në pah edhe aspektin financiar të turneut, duke shtuar se shpërblimet janë jashtëzakonisht atraktive.
“Çdo klub pjesëmarrës do të përfitojë nga 50 milionë euro, ndërsa fituesi do të marrë plot 120 milionë euro. Kjo ka nxitur interes të madh te skuadrat elitare, që tashmë po e shohin këtë garë si një mundësi të madhe, jo vetëm sportive, por edhe ekonomike”, përfundoi Sadiku.
LEXONI EDHE KËTË
https://klankosova.tv/fifa-club-world-cup-ekskluzivisht-vjen-per-here-te-pare-ne-artmotion1/
Ai tha se kualifikimi për këtë kupë zhvillohet kështu: nga UEFA marrin pjesë 12 skuadra, katër fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve dhe tetë ekipe tjera që janë të ranguara më së miri në bazë të koeficientit të UEFA-s.
Sadiku tha se gjatë kësaj vere "do të kënaqemi me futboll". /Klankosova.tv
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.