Borussia Dortmund është skuadra e radhës që siguron kualifikimin në të 1/8-tën e finales në Kupën e Botës për Klube.
Kjo pasi gjermanët siguruan fitore minimale 1:0 ndaj Ulsan HD.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 36-të ku shënoi Svensson pas asistit nga Jobe Bellingham.
Me këtë fitore, Dortmundi shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e parë në grupin F.
Në anën tjetër, Ulsan HD mbetet i fundit në grup me tri humbje nga tri ndeshjet.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.