Në mars, presidenti i ShBA-së, Donald Trump deklaroi se ekipi iranian ishte i mirëpritur të merrte pjesë në turne.
Irani thotë se është plotësisht i përgatitur që ekipi i tij kombëtar i futbollit të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.
Zëdhënësja e qeverisë, Fatemeh Mohajerani i tha transmetuesit shtetëror IRIB se Ministria e Sportit dhe Çështjeve të Rinisë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për pjesëmarrjen e ekipit.
Këto fjalë duket se e shkatërrojnë plotësisht ëndrrën e Italisë për një repeshazh dhe vijnë vetëm një ditë pas atyre të Ministrit të Sportit dhe Rinisë të vendit, Ahmad Donyamali, i cili e kishte mbajtur pjesëmarrjen e Iranit në diskutim: "Detyra jonë është të përgatisim ekipin dhe të organizojmë kampe dhe seanca stërvitore.
Duke pasur parasysh situatën, vendimi përfundimtar i takon qeverisë. Lojtarët janë planifikuar të shkojnë në një kamp stërvitor pranë vendit më 21 maj, ku do të qëndrojnë për 7-8 ditë.
Nëse kushtet janë të tilla që garantojnë sigurinë e lojtarëve tanë dhe nëse vendi pritës ndalon provokimet e tij, ne do të marrim pjesë në Kupën e Botës"./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.