Interi po mposhtet në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës për Klube nga ekipi japonez, Urawa Reds me rezultat minimal, 0-1.
Goli i vetëm në pjesën e parë u shënua nga Watanabe në minutën e 11-të të takimit, pas një asistimi nga Kaneko.
Nerazzurët patën një mundësi të mirë për ta barazuar rezultatin në minutën e 20-të me anë të Lautaro Martinezit, gjuajtjen e të cilit e ndali shtylla, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa Zalewski pretendoi për një penallti në minutën e 25-të, por gjyqtari tha se loja duhet të vazhdojë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.