Mbrojtësi anësor i Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka thënë se ata po shkojnë kundër Serbisë vetëm për fitore.
Shqiponjat nesër mbrëma luajnë kundër serbëve në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
“Ne kemi ardhur për fitore, as për barazim, as për humbje. Duhet të jemi të përqendruar. As 100% nuk dalin. Na duhen 120%. Është finale si për ne, si për ata. Duhet ta dimë që dhe për ata është ndeshje e rëndësishme”, ka thënë Hysaj para ndeshjes.
“Të gjithë e mendojnë si unë. Duhet të vijmë për fitore. Futbolli është shumë i çuditshëm. Gjëja e mirë është që të kemi një mendim, të ecim përpara dhe të marrim fitoren”.
“E dimë të gjithë që Serbia ka lojtarë të mirë. Kam luajtur dhe në Itali me sulmuesit që ka Serbia. Janë me kualitet. Por dhe ne kemi kualitetet tona. Kemi eksperienca dhe dimë si ta përballojmë sulmuesit e Serbisë”, vijoi Hysaj.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.