Pavarësisht interesimit nga disa klube, përfshirë një ofertë serioze nga Hellas Verona, Marash Kumbulla ka marrë vendimin të qëndrojë te Roma edhe për sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është i përkushtuar të bindë trajnerin e ri të verdhekuqve, Gian Piero Gasperini, për t’u bërë pjesë e planeve të tij për sezonin 2025/26.
Pas një huazimi të suksesshëm në La Liga me Espanyolin, ku 25-vjeçari realizoi edhe tri gola, Kumbulla duket i vendosur të luftojë për vendin e tij në skuadrën kryeqytetase.
Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2027, ndërsa vlera e tij aktuale në “Transfermarkt” është 7.5 milionë euro.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.