Producenti dhe drejtori i animacionit i “South Park”, Eric Stough, ka qenë fundjavën e kaluar mysafir special i festivalit të animacionit, Anibar.
Pas adresimit të tij në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ai dha një intervistë të shkurtër për emisionin KultOra.
Ai na flet ngapak për rrugëtimin e tij nga një qytezë e vogël e Kolorados e deri te fama globale e serisë të cilën ai e ka animuar bashkë me krijuesit e saj, Matt Stone e Trey Parker.
Stoughin nuk kishte se si të mos e pyesnim edhe për Buttersin, personazhin e dashur të South Park që Parkeri e kishte krijuar në bazë të tij.
https://www.youtube.com/watch?v=mz-ViYWFINY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.