Kosova u përfaqësua me pesë xhudistë në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt në Zagreb të Kroacisë, ku Distria Krasniqi rrëmbeu të artën.
Në lidhje me këtë ka reaguar trajneri Driton Kuka, i cili kishte fjalë të mëdha për Distrian, të njëjtat nuk i kishte për garuesit e tjerë, që sipas tij, nuk ishin në nivelin e duhur.
Evropiani 2024 për ekipin tonë përfundoj me një medalje të artë! Përderisa Disi dominoj në çdo aspekt garuesit tjerë sishin në nivel të duhur!”, shkroi Kuka në rrjetin e tij social në Facebook.
“Pse kështu,ka shumë arsye që do i diskutojmë e përmirësojmë. Laura e Nora smorën pjesë do jenë në vendin ku ne dojmë medalje në Lojëra Olimpike!”.
Ai paralajëmroi se do të marrin pjesë edhe në një garë para fillimit të Lojërave Olimpike që do të mbahen këtë verë në Paris të Francës.
“Botërori në fund të majit është gara e radhës, do shohim kush do garoj. Por tashmë fokusi është 100 % në Paris 2024”.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.